Lezhë, rreshje të dendura shiu, sërish përmbytje
Rreshjet e shumta të mesditës së kësaj të diele kanë shkaktuar përmbytje në disa rrugë të qytetit ndërsa në fshatra janë përrmbytur shumë toka bujqesore. Kanë mjaftuar 20 min rreshje shiu shoqëruar edhe me breshër, që qyteti i Lezhës të përmbytet sërish.
LEZHE- Kanë mjaftuar vetëm 20 minuta rreshje të dendura shiu shoqëruar edhe me breshër, që qyteti i Lezhës të përmbytet sërish.
Rreshjet e shumta të mesditës së kësaj të diele kanë shkaktuar përmbytje në disa rrugë të qytetit ndërsa në fshatra janë përrmbytur shumë toka bujqesore.
Një tjetër faktor që ka ndikuar në përmbytjen e rrugëve të qytetit ka qenë edhe bllokimi i kanaleve dhe pusetave shkarkuese. Për të bërë të mundur zhbllokimin e rrugëve të qytetit ka qenë e nevojshme ndërhyrja e punonjësve të zyrës së shërbimeve në Bashkinë e Lezhës, për shkak se stuhia ka qenë mjaft e rënduar.
Ndërkohë në fshatra janë shënuar disa dëme në kulturat bujqësore për shkak të breshrit.
(e.n/News24/Balkanweb)