E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia e Tiranës,dyfishon patrullat në kryeqytet

Tani e tutje çdo banor i kryeqytetit do të ndjehet më i sigurtë pasi në secilën nga zonat e kryqytetit janë shtuar forcat e policisë. Kështu policia e Tiranës prej disa ditësh ka dyfishuar patrullat e policisë në kryeqytet. Sipas policisë dyfishimi i patrullave të policisë është pjesë e një plani të posaçëm masash, i cili ka si qëllim goditjen e elementve më tendencë kriminale. Disa ditë më parë patrullës të përgjithshme të policisë iu shtuan edhe 105 inspektorë të rinj, të cilët u emëruan në detyrë dhe do të jenë në gatishmëri për të ndihmuar komunitetin në mënyrë që të ndjehet më i sigurtë. Këto emërime u bënë nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Ahmet Prençi. Pas emërimit në detyrë të inspektorëve të rinj, policia e ka rritur numrin e patrullave në lagjjet dhe rrugët e Tiranës, të cilët kanë si qëllim kryesorë të parandalojnë krimin ndaj pronës, vjedhjet e shumta kryesisht të sendeve personale. Duke qënë se qëllimi i këtyre patrullave është që tiu vijë në ndihmë komunitetit me një shpejtësi rekord, sipas policisë rezultatet e deritanishme të patrullave paraqiten mjaft positive. Gradimet e reja kanë ardhur pas një trajnimi pranë akademisë së policisë ku 105 punonjës kanë marrë gradën inspektor.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›