Patos,Rama:Bashkimi përtej partive, ndarje nga e shkuara
Forca e re e shqiptarëve të bashkuar përtej flamujve të partive, do të cojë në fitimin e zgjedhjeve të qershorit dhe ndarjen nga e shkuara. Këtë ka deklaruar dje në Patos dhe Fier, kryetari i PS, Edi Rama, ku është ndaluar në takimin e radhës.
PATOS- Forca e re e shqiptarëve të bashkuar përtej flamujve të partive, do të cojë në fitimin e zgjedhjeve të qershorit dhe mbi të gjitha ndarjen nga e shkuara. Këtë ka deklaruar dje në Patos dhe Fier, kryetari i partisë Socialiste Edi Rama, ku është ndaluar në takimin e radhës, një ditë pas çeljes së turit parazgjedhor me rrjetin e vullnetarëve, në qytetin e Vlorës.
Duke u përqëndruar tek politikat arsimore, që partia socialiste do ti ketë prioritet në programin e saj, Kryesocialisti premtoi mundësi të barabarta për shkollimin e fëmijëve pavarësisht vendit ku banojnë.
Sipas kreut të partisë socialiste, për të garantuar një fitore që do të ndërrojë epokën e politikës së politikanëve me atë të qytetarëve, është i nevojshëm bashkimi pa dallime partiake. “Askush nga ne asnjë qytetar e qytetare nuk duhet ta lerë bosh vendin e vet në këtë përpjekje për ti dhënë fund të vjetrës ne pushtet dhe për ti dhëne jetë një pushteti të së resë”-ka thënë rama gjatë fjalës së tij.
(e.n/News24/Balkanweb)