E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosovë, Sejdiu merr urime në Ditën e Presidentit

PRISHTINë- është shënuar sot 24 Maji – Dita e Presidentit, si një ditë e simbolikës shtetërore në Republikën e Kosovës. Në pritjet e urimeve për këtë ditë, Presidenti Fatmir Sejdiu ka theksuar se “Dita e Presidentit të Republikës së Kosovës, 24 Maji, lidhet me një datë shumë të rëndësishme të historisë moderne të Kosovës, me 24 majin e vitit 1992, kur u mbajtën zgjedhjet e para të lira për Presidentin e Republikës së Kosovës, në të cilat fituesi doli Presidenti historik, dr. Ibrahim Rugova”.

Po ashtu, Sejdiu tha se kjo ditë, përveç që shënon ditën e postit më të lartë të shtetit, simbolizon mbrojtjen, unitetin, sigurinë dhe prosperitetin e vendit. "Kjo është ditë e simbolikës shtetërore në Republikën e Kosovës, ashtu siç i kanë në traditën e tyre vendet me demokraci më të avancuar, si Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet e tjera”, theksoi Presidenti Sejdiu.
(m.a/ata/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›