SHBA, Withers: Kriza në Shqipëri qeverisëse
TIRANE- Krizë qeverisëse që vjen nga mospajtimi i lederëve, kështu e ka cilësuar Ambasadori Amerikan Xhon Withers situatën në Shqipëri. Duke vlerësuar nismën e marrë nga BE dhe përkrahjen e saj nga SHBA për zgjidhjen e ngërcit politik në Shqipëri, Withers kërkoi që lufta e brendshme të ndërpritet dhe mbi gjithcka të vendoset interesi i vendit.
“Unë besoj se kriza është dicka më thellë, unë besoj se është krizë e qeverisjes. Për mua kriza politike nënkupton mospajtim mes dy anëve të politikës dhe dy liderëve. Ndaj përsa kohë zgjasin këto mospajtime, edhe mundësia për ti ndihmuar këta njerëz është ndërprerë. Kështu që me vullnet politik unë besoj se kjo situatë mund të rregullohet. Bashkimi Europian ka një nismë shumë të rëndësishme lidhur me zgjidhjen e kësaj situate dhe qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës e përkrah këtë nismë. Nuk ka asnjë hije dyshimi mes nismës së BE-së dhe Shteteve të Bashkuara. është tërësisht thelbësore, tërësisht jetike që lufta e brendshme të ndërpritet dhe që interesi i këtij kombi të vihet përpara gjithckaje” u shpreh Ambasadori Amerikan, Withers gjatë një aktiviteti të zhvilluar në Institutin e Medias.
(e.n/BalkanWeb)