E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, qëllohet me armë një 48-vjeçar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Shkodër ku një 48-vjeçar është plagosur pasi është qëlluar me armë zjarri. Sipas informacioneve 48-vjeçari Esat Pepa nga fshati Boriç i qytetit të Shkodrës është qëlluar me armë nga persona ende të paidentifikuar.
Menjëherë i plagosuri është dërguar në spital ku po merr edhe ndihmën mjekësore. Policia e cila ndodhet në vendngjarje ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e vërteta të ngjarjes dhe është vënë në kërkim të autorëve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›