E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sulmohet me grushte deputeti Zhernovski

Ish-drejtor i rezervave të naftës në Maqedoni, Marjan Jovanov, ka sulmuar të shtunën mbrëma me grushte, deputetin e LDP-së opozitare, Andrej Zhernovski.
 

Sipas televizionit A1, Zhernovski me Jovanovin janë takuar në një restorant në Shkup.
 

I revoltuar nga pyetjet dy ditë para në parlament nga Zhernovski, të adresuar deri tek kryeministri Nikola Gruevski, Jovanov, së pari kishte filluar me fyerje, pastaj kishte filluar ta qellonte.
 

“Zotëria, me sa duket, ishte nën ndikimin e alkoolit. Së pari filloi sulme verbale mbi baza politike. E injoroja atë, sepse nuk doja, por ai filloi edhe fizikisht të më sulmon. Tërë kohën duke thirrur: “Ju po paditni shefin tim?, mendonte për Gruevskin, kuptohet. Ajo që është më e rëndësishme për mua është se kam qëndruar në vetëdije që incidenti mos të marrë një shkallë më të madhe”, ka thënë Zhernovski, i cili ka folur tashmë me një avokat.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›