E Diel, 1 Nëntor 2026

Reforma zgjedhore, ndërkombëtarët negociata për KQZ-në

 Përballë kësaj situate, ndërkombëtarët janë angazhuar ditët e fundit për të gjetur një metodologji që t’i çojë palët në kompromis për mbylljen e kësaj reforme brenda datës 15 maj, ashtu sikurse Parlamenti ka miratuar kohëzgjatjen e komisionit të posaçëm për reformën zgjedhore.

Zyrtarë të ambasadës amerikane në Tiranë dhe ekspertë të ODIHR-it kanë ndërhyrë-sipas “Shqip”- për të shmangur një dështim të dytë të miratimit të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor. Skema aktuale e KQZ-së mbështetet nga Partia Demokratike, por ajo socialiste, kërkon që anëtari i shtatë të jetë nga Presidenti, ose nga institucione të pavarura. Sipas variantit, 6 anëtarë do të miratohen nga Parlamenti ku PD-ja dhe PS-ja do të kenë secili nga 3 anëtarë, ndërsa anëtari i shtatë të vijë nga Presidenti.

Sipas burimeve, mësohet se ky është varianti që ndërkombëtarët po negociojnë mes dy partive kryesore në vend. Ethet e zgjedhjes së presidentit të ri, duket se do të mbajnë peng edhe reformën zgjedhor, pasi formula e KQZ-së, mund të varet nga fakti i thjeshtë se kush do të jetë kreu i shtetit. Gjatë zhvillimit të seancës parlamentare, dy bashkëkryetarët e komisionit të posaçëm të reformës, Ilir Rusmajli nga PD, dhe Damian Gjiknuri nga PS, janë shkëputur për të zhvilluar një takim pune larg medias. Deri më tani, PD e PS, kanë rëndë dakord që të mbajnë kontrollin në komisionet e niveleve të dyta dhe të treta të administrimit të zgjedhjeve. /Start/

                                                                                             2012-05-11 09:51
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›