E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lezhe, vritet gruaja gjate aksionit te policise

Nje grua ka humbur jeten gjate shkembimit te zjarrit mes policise dhe nje te shumekerkuari ne fshatin Dajc, te Lezhes.

Ngjarja e rende ka ndodhur ne mbremje, kur policia ka rrethuar shtepine e Rrok Pjetrit, 80 vjec, i akuzuar per vrasjen e nje shtetasi tjeter.

Nje vit me pare, Pjetri kishte qelluar per vdekje bashkefshatarin Lazer Gjoka. Dhe qe atehere ishte shpallur ne kerkim nga policia.

Ai eshte rrethuar sot ne banese, por gjate shkembimit te zjarrit me forcat e rendit ka vrare pa dashje bashkeshorten. Ne drejtim te fshatit Dajc jane nisur edhe trupat e RENEA-s.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›