E Shtunë, 31 Tetor 2026

Miratohet ligji per Sherbimin e Kontrollit te Brendshem

Anastas Duro eshte ministri i ri i Puneve Sociale dhe Shanseve te Barabarta. Kuvendi i Shqiperise ka miratuar me 70 vota pro dhe 30 kunder emerimin e tij ne kete dikaster duke i dhene fund ne kete menyre perplasjes brenda Partise Bashkimi per te Drejtat e Njeriut.

Nderkohe ish-ministri Barka eshte shkarkuar me 68 vota pro dhe 33 kunder. Mazhoranca me vetem 69 vota pro miratoi edhe ligjin e shume debatuar per Sherbimin e Kontrollit te Brendshem.

Nje ligj qe opozita e pati kundershtuar me force per shkak se, sipas saj, synohet te ndertohet nje strukture e re qe do te kontrolloje dhe uzurpoje te drejtat e disa institucioneve te pavarura.

Te njejtin fat kane patur edhe ndryshimet ne projektligjin per Tatimin mbi Vleren e Shtuar te cilat u miratuan me 70 vota pro dhe 32 kunder.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›