Maqedoni, jep dorëheqjen kreu i opozitës Branko Cërvenovski
Kryetari i Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë, Branko Cërvenkovski ka dhënë dorëheqjen si kryetar i forcës më të madhe opozitare në vend.
Ai ka dorëzuar para Këshillit të Përgjithshëm të partisë së tij dorëheqjen të cilën e cilëson si të parevokueshme.
Cërvenkovski paralajmëroi se, në kongresin e ardhshëm të partisë, i cili do mbahet në muajin qershor, nuk do të kandidoj për një mandat të ri.
Ai shpjegoi se nuk ka pasur sukses që me mendimin e tij të bashkohen edhe pjesëtarë të tjerë të partisë së tij.
Meqë nuk mundeni të mbështesni vendimet e mia, unë paraqes një dorëheqje të parevokueshme, deklaroi lideri i opozitës maqedonase.