Klos, rritet numri i vizitave pas rasteve me A H1N1
KLOS- Pas daljes së rezultateve se 6 prej kampioneve të marra nga shkolla e Klosit, në Mat ishin pozitive ndaj virusit A H1N1, specialistët e ISHP-së në Mat kanë nisur dezinfektimin në ambientet e dy shkollave, asaj 9 vjecare dhe të mesme. Ndërkohë që situata e mungesave të nxënësve vazhdon të monitorohet në lidhje me 6 personat që rezultuan me virus.
Kreu i Institutit Rajonal të Shëndetit Publik, Zylfi Dika tha se, ata trajtohen me tamiflu. Megjithatë, situata nuk ka kaluar edhe aq lehtë për banorët e Klosit, të cilët i janë drejtuar qendrës shëndetësore për të kryer analizat e duhura. Pak ditë më parë drejtori i shkollës së mesme të Klosit, paralajmëroi se nëse do të ketë rritje të mungesës së nxënësve do të kërkojë mbylljen e shkollës.
(m.a/News24/BalkanWeb)