E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama viziton zonat e dëmtuara nga tërmeti i së dielës

Kryetari në detyrë i PS ka vizituar zonat e goditura nga tërmeti i 6 shtatorit. Ai ka biseduar me banorët dhe ka sulmuar qeverinë duke deklaruar se është e patolerueshme mungesa e vëmendjes dhe kujdesit ndaj tyre. 

TIRANE- Kryetari në detyrë i Partisë Socialiste, Edi Rama ka vizituar zonat e goditura nga tërmeti i së djelës. Rama është ndalur në komunën Gjoricës dhe Shupenzës në qarkun e Dibrës. Banorët i kanë shprehur ramës shqetësimin për mungesën e vëmendjes dhe ndihmës nga shteti. Rama ka qëndruar për disa orë me banorët, ndërsa nuk ka nguruar të sulmojë qeverisjen Berisha.
“Kjo është skandaloze, që në mes të europës ndodh një fatkeqësi e tillë dhe njerëzit vazhdojnë të flenë jashtë, ndërkohë që kryeministri vjen për të bërë shfaqje. Është një pushtet pa asnjë lidhje me interesat e njerëzve, pa asnjë lidhje me hallet dhe shqetësimet e njerëzve, pa asnjë lidhje me nevojat e tyre. Është një pushtet i cili ka lindur vetëm për të plaçkitur cfarë të mundet, për tu pasuruar në kurriz të njerëzve. Ne do bëjmë gjithçka mundemi për të ngritur zërin” u shpreh Rama.
(e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›