Lezhë, zjarr në një apartament, dëme materiale

Foto ilustruese
Një apartament është përfshirë në flakë mëngjesin e sotëm në Lezhë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen Besëlidhja, ku një apartament në katin e katërt të një pallati është djegur për shkaqe që ende nuk janë zbardhur.
Fatmirësisht, nuk ka pasur të lënduar, ndërsa ndërhyrja e zjarrfikësve ka shmangur përhapjen e mëtejshme të flakëve. Dëmet materiale janë të konsiderueshme.