E Diel, 1 Nëntor 2026

Lezhë, zjarr në një apartament, s`ka të lënduar

Një apartament është përfshirë nga flakët paraditen e sotme në qytetin e Lezhës.

Zjarri ka rënë në katin e katërt të një pallati në lagjen “Besëlidhja” por fatmirësisht nuk ka të lënduar në njerëz.
 

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e zjarrëfikësve të cilat po bëjnë të mundur shuarjen e zjarrit.
 

Nuk dihen ende shkaqet e zjarrit por mësohet se si pasojë e flakëve ka dëme të konsiderueshme material.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›