E Shtunë, 31 Tetor 2026

Akuzat e Dick Martyt, vjen në Tiranë kryeprokurori i EULEX-it

Akuzat e publikuara në raportin e ish-senatorit zvicerian Dick Marty për trafik organesh në Shqipëri gjatë luftës në Kosovë ka sjellë në Tiranë kryeprokurorin e EULEX-it Clint Williamson.
 

Në axhendën e kryeprokurorit të EULEX-it është parashikuar një takim nesër me Zv.kryeministrin dhe njëherësh ministrin e jashtëm Edmond Haxhinasto.
 

Vizitën e kryeprokurorit të Eulex-it në Shqipëri e kishte paralajmëruar më herët edhe shefi i Misionit të Bashkimit Europian për Rend dhe Ligj në Kosovë, EULEX, Xavier Bout de Marnhac gjatë një vizite në Tiranë.

Gjatë vizitës në Shqipërisë De Marnac vlerësoi gadishmërinë e qeverisë shqiptare për një hetim të plotë të akuzave, të ngritura nga ish-senatori zvicerian Dick Marty në raportin e tij të Këshillit të Europës të datës 7 janar 2011.
 

Ndërkohë hetimet paraprake për pohimet e ish-senatorit Marty EULEX i kanë nisur më 27 janar të vitit 2011.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›