E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ministria e Drejtësisë inspektim në Gjykatën e Krimeve të Rënda

Ministria e drejtësisë ka nisur sot një inspektim në Gjykatën e Shkallës së Parë për Krime të Rënda në Tiranë. Inspektimi vjen një ditë pasi në këtë gjykatë janë vidhur paratë e një prej të dënuarve në zyrën e ruajtjes së provave materiale.
 

Mësohet se paratë janë marrë në portofolin e një të dënuari, të cilit i ishin sekuestruar në momentin e arrestimit.
 

Ndërkohë menjëherë pas kallëzimit, efektivët e policisë kanë marrë në pyetje punonjës të kësaj Gjykate, kanë sekuestruar pamjet filmike të kamerave të sigurisë që regjistrojnë çdo gjë jashtë dhe brenda ndërtesës, kanë bërë këqyrjen e derës kryesore të zyrës së provave dhe inventarin e sendeve të sekuestruara që ndodhen me cilësinë e provave materiale.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›