Lezhë/Vodhën makina, në pranga dy persona

Forcat e policisë së Lezhës kanë finalizuar operacionin e koduar "Rruga e Veriut" për zbulimin dhe identifikimin e autorëve të vjedhjeve të makinave të ndodhura gjatë muajve të verës në qarkun Lezhë, me arrestimin e dy personave. Sipas të dhënave policore, personat e prangosur në kuadrin e këtij personi janë Arjan Hasa, 25-vjeç, banues në fshatin Dobrac të Shkodrës dhe Artur Gjikola, 31 vjeç, banues në Laç të Kurbinit.Këta dy persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë realizuar vjedhjet e një makine benz në qytetin e Rrëshenit me me targa italiane; po aty edhe një makinë tjetër me targa MR 2131 A, sikundër dyshohet të jenë edhe autorë të vjedhjes së automjetit tip benz me targa MR 0035 A në Mirditë.