E Diel, 1 Nëntor 2026

Lezhjani Bici “pritë” gjermanit Shulze në Peqin

Shkumbini, bashkëkryesuesi i Kategorisë Superiore do të përballet me Vllazninë në fushën sportive të qytetit të Peqinit, në një takim ku tekniku i bardhekalterve Vasil Bici synon të vazhdojë serinë e surprizave. Me dy fitore në shtëpi, ku më e rëndësishmja është ajo kundër kampionit Elbasani (3-0), ish-tekniku i Vllaznisë, lezhjani Bici, e ka përgatitur skuadrën e tij drejt fitores së dhjetë kundër shkodranëve, kur dhe ndeshjen e fundit gjatë sezonit të kaluar peqinasit e patën fituar 1-0. Gjendja psikologjike dhe qetësia në kampin peqinas është motivuese për të arritur një rezultat pozitiv, aq më tepër kur në dy javët pasardhëse do të ndeshen me dy ekipet kryeqytetase: Dinamon dhe Partizanin.
Pesë futbollistë janë autorë të pesë golave për Shkumbinin, ndërsa te Vllaznia, Bejzade është autori i dy golave dhe malaziasi Milic, autori i një goli në ndeshjen e javës së kaluar kundër Tiranës.
Tekniku gjerman i Vllaznisë Shulze do të përballet me tre ish-futbollistë të Vllaznisë: Beqiri, Zmijani dhe Cani, ndërsa në radhët e shkodranëve luajnë pesë të huaj: tre malazezë: Radusinovic, Vukcevic e Milic, portieri gjerman Fanenshtil dhe braziliani Leandro. Te Vllaznia do të jetë i gatshëm edhe Admir Teli që përfundoi pezullimin pas kartonit të kuq të marrë me Besën.
Ky takim do të gjykohet nga patosaraku Sazan Velcani.

SERIA E NDESHJEVE TË FUNDIT NË KAMPIONAT

Shkumbini:
Fitore: Shkumbini-Flamurtari 2-1
Fitore: Shkumbini-Elbasani 3-0
Barazim: Kastrioti-Shkumbini 0-0

Vllaznia:
Fitore: Vllaznia-Luftëtari 1-0
Barazim: Besa-Vllaznia 1-1
Barazim: Vllaznia-Tirana 1-1
--------------------------
RENDITJET NË TABELË
Shkumbini: vendi i I-rë me 7 pikë. Golat: 5-1
Vllaznia: vendi i 5-të me 5 pikë. Golat: 3-2

GOLASHËNUESIT E EKIPEVE:
Shkumbini: Arsen Beqiri, Daniel Ramazani, Erjon Rizvanolli, Alban Byzhiti, Fation Stefa( të gjithë nga një gol)
Vllaznia: Skerdi Bejzade (2), Drazhan Milic (1)

Ndeshjet e fundit në Kampionat
05.04.2006 Shkumbini-Vllaznia 1-0
28.01.2006 Vllaznia-Shkumbini 0-0
19.11.2005 Shkumbini-Vllaznia 0-0
10.09.2005 Vllaznia-Shkumbini 5-0
07.05.2005 Vllaznia-Shkumbini 3-3
25.02.2005 Vllaznia-Shkumbini 0-1

Ndeshjet e fundit në Kupë
29.03.2006 Vllaznia-Shkumbini 1–0
15.03.2006 Shkumbini-Vllaznia 0-2
16.03.2005 Vllaznia-Shkumbini 2-2
02.03.2005 Shkumbini-Vllaznia 0-1

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›