E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kastrati gol, Kapllani me të kuqe

Zhbllokohet më në fund edhe Bekim Kastrati. Sulmuesi i Eintraht Braunshvajg në Bundesliga 2 dhe i Kombëtares shqiptare shënoi golin e dytë për Braunshvajg në derbin kundër Karlsruhes së Edmond Kapllanit, që pas dy kartonave të verdhë u largua me atë të kuq në minutën e 64-t, dhjetë minuta më përpara se Kastrati të shënonte në të 73' golin e avantazhit të përkohëshm 2-1. Kastrati u ndeshkua edhe me nje karton te verdhe, ndersa u zvendesua ne minuten e 81-te takimit nga Kuru.
Karlsruhe shënoi e parë me anë të Bradley Karnell (49'), barazoi Jurgen Rische (58'), ndërsa golin e barazimit 2-2 e shënoi për Karlsruhen, Maik Franc në minutën e 83-të.
Ne kete takim u dhane 10 kartona te verdhe dhe nje i kuq, ku tre kartona te verdhe u takojne shqiptareve Kastrati (1) dhe Kapllani (2).

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›