Luftëtari-Apolonia ose dueli Stafa-Plaku

Luftëtari është përgatitur gjatë gjithë javës për sfidën direkte me një kundërshtar për mbijetësë në Kategorinë Superiore, Apoloninë, që ashtu si gjirokastritët u rikthye pas një mungese disa vjecare në Superligë.
Ekipi i Ilir Spahiut, arriti të mposhtë në fushën e vet Dinamon më përvojë në ndeshjen e vetme të zhvilluar në stadiumin "Gjirokastra", ndërsa Apolonia e rumunit Silviu Dumitresku, në dy ndeshjet në transfertë ka humbur duke pësuar 7 gola në nga përballjet e humbura me Partizanin (3-2) dhe Flamurtarin (4-0). Kjo është ndeshja e tretë e Apolonisë jashtë fushe dhe pozitat e saj (e fundit me një pikë) e deturojnë skuadrën e presidentit Kokëdhima të synojë fitoren, përpara se të presë Besën e Bizhdilit një javë më pas në "Loni Papuciu".
Apolonia me një moshë të re lojtarësh mbështetet kryesisht te sulmuesi 21-vjecar Sabino Plaku që ka shënuar dy nga katër golat e fierakëve, ashtu si Luftëtari që mbështetet te 20-vjecari Olgert Stafa që ka shënuar dy nga tre golat e gjirokastritëve në tri takimet e këtij sezoni.
Bilanci direkt i dy ekipeve në 41 ndeshje të zhvilluara flet për Apoloninë që ka fituar 19 takime, teksa Luftëtari ka fituar 14 dhe 8 ndeshje janë mbyllur në barazim. Interesant është fakti se Apolonia e ka fituar ndeshjen e fundit të zhvilluar në Gjirokastër me rezultatin 1-0, takim i luajtur më 17 nëntor 2001.
Luftëtari-Apolonia do të gjykohet nga një treshe gjyqtarësh të kryesuar nga Lorenc Jemini.
Katër ndeshjet e fundit
27.04.2002 Apolonia-Luftëtari 1-1
17.11.2001 Luftëtari-Apolonia 0-1
24.02.2001 Apolonia-Luftëtari 1-1
23.09.2000 Luftëtari-Apolonia 0-1