Liban, një sezon turistik ndryshe nga të tjerët
LIBAN - Shumë libanezë po zgjedhin ta kalojnë kohën e lirë duke shëtitur në plazh në vend që të rrëshkasin me ski këtë mes Janari për shkak të mungesës së dëborës. Malet që rrethojnë Libanin, majat më të larta të të cilëve arrijnë në rreth 4,000 metra, normalisht janë të mbuluar nga dëbora gjatë tërë vitit. Këtë vit ama nuk ka pasur aspak reshje dëbore. Zakonisht dëbora nis në mesin e muajit dhjetor duke mundësuar kështu nisjen e sezonit të rrëshkitjes me ski deri në fillim të Janarit falë reshjeve të dëborës në një lartësi minimale prej 1,500 metra. Këtë vit ama moti ka qenë përgjithësisht i kthjellët pa reshje shiu apo dëbore gjatë Dhjetorit. Pronarët e komplekseve të rrëshkitjes me ski, dyqaneve e bizneseve që mbështeten tek turizmi dimëror thonë se janë rrënuar kretësisht gjatë këtij sezoni. Edhe pse numri i turistëve që vizitojnë vendin ka ardhur duke u shtuar mungesa e dëborës nëpër faqet e maleve e ka vështirësuar shfaqjen e skiatorëve. "Në parim dëbora duhet të nisë në fillim të vitit. Por gjyshërit tanë na thonë se nganjëherë kjo gjë nuk ndodh. Vite si ky përsëriten njëherë në 15 - 20 vjet, kur vera zgjat tërë vitin e nuk ka reshje dëbore" tha Tefik Khalil, pronari i një dyqani që jep me qira paisje për rrëshkitje me ski. Një tjetër pronar tha se ky ishte ndër rastet e rralla kur politika nuk ishte përgjegjëse për rënien e të ardhurave të tyre. "Ne dimë që numri i turistëve ka ardhur duke u shtuar por për shkak të motit këtë vit biznesi ynë ka pësuar rënie të ndjeshme. është hera e parë që qeveria nuk është përgjegjëse për këtë" tha ai. Libani është përballur me një numër gjithnjë e më të madh turistësh falë shtimit të qëndrueshmërisë politike e sigurisë në vend. Fundjavën e kaluar Bejruti u vizitua nga qindra njerëz të cilët shijuan rrezet e diellit ose u argëtuan me motorët e ujit. "Këtë vit koha në këtë vend është vërtet e pazakontë. Të duket sikur je në verë pasi nuk ka pasur fare reshje dëbore por vetëm diell që shkëlqen. Njerzëzit po mendojnë të shkojnë diku tjetër për të bërë ski" tha turisti Robert Nahhas. Megjithatë ende nuk është nevoja të shqetësohemi seriozisht, bën të ditur një ndër specialistët më të mirë të shërbimit metereologjik. është e vërtetë që nuk ka pasur reshje dëbore por kjo nuk përbën ndonjë katastrofë. Kohët e fundit kemi vënë re diçka; reshjet e shirave gjatë muajve të fundit nuk kanë qenë të njëjta si më parë. Ka ndodhur një lloj ndryshimi. Shumica e reshjeve të shirave bien në Janar, Shkurt e Mars. Ndaj edhe pse deri më sot nuk ka pasur reshje dëbore apo shirash kjo gjë pritet të ndodhë gjatë muajve të ardhshëm" tha Mark Uehaibe, kreu i seksionit të parashikimit metereologjik në aeroportin e Bejrutit. Uehaibe tha se reshjet e shirave këtë vit kishin qenë mbi mesataren, rreth 40 milimetra më shumë në krahasim me një vit më parë. (s.g/news 24/BalkanWeb)