Londër, ne ankand veprat e artit impresionist e modern
LONDER- Piktura të Pol Sezan e Gustav Klimt, si dhe një skulpturë e rrallë bronzi e mjeshtrit italian Alberto Xhakometi, do të jenë disa ndër veprat e artit që do të nxirren në ankand nga Sotheby në Londër muajin e ardhshëm. Shtëpia britanike e ankandeve, Sotheby, tha se ankandi i titulluar ‘Shitja e Veprave të Artit Impresionist e Modern në orët e mbrëmjes’ i cili do të zhvillohet më datë 3 Shkurt, do të jetë i pari i këtij lloji në Londër që do të përfshijë tre vepra arti vlera respektive e të cilave pritet të sigurojë të ardhura prej mëse 16.11 milion dollarë. "është diçka vërtet e rrallë të shohësh vepra të tilla arti të nxirren në ankand. Në këtë rast kemi të bëjmë me tre kryevepra me vlerë mëse 10 milion paund secila, gjë që nuk ka ndodhur kurrë më parë në një ankand në Londër. Kemi një skulpturë bronzi të Xhakometi, gjë e cila përbën një shembull të përkryer të punës së tij tepër cilësore, vepër e cila nuk është nxjerrë kurrë më parë në ankand ndaj mund të sigurojë një çmim të ri rekord për punimet e këtij artisti. Kemi gjithashtu një pikturë të Sezan e cila u përzgjodh për kopertinën e librit përmbledhës të Xhon Reuald mbi jetën e veprën e këtij artisti, si dhe një peisazh të mrekullueshëm të Klimt, gjë gjithashtu e rrallë në një ankand" tha Helena Njuman, zëvendës drejtoreshë e departamentit të Artit Impresionist e Modern Mbarëbotëror pranë shtëpisë së ankandeve Sotheby. Sotheby pret që piktura e Klimt "Kirche in Cassone" (Kisha në Kason) të shitet me një çmim prej 12-18 milion paund. Punuar në vitin 1913 kjo pikturë është e vemtja ndër punimet e piktorit që ka mbërritur deri në ditët tona e që paraqet Liqenin e Gardas në Itali. Kjo pikturë dikur ishte pronë e bosit Austro-Hungarez të hekurit, koleksionistit Viktor Zuckerkandl e bashkëshortes së tij Paula ndërkohë që u zhduk në Vienë gjatë pushtimit nazist në prag të Luftës së Dytë Botërore, duke u rishfaqur sërisht disa dekada më vonë. Tashmë ajo nxirret në ankand në bazë të një marrëveshje mes stër-nipit 81 vjeçar të pronarit fillestar dhe një koleksionisti privat europian në familjen e të cilit është ruajtur prej vitesh kjo pikturë, bëri Sotheby. Piktura e Sezan "Pishe e fruit syr yn tablë", punuar në vitet 893-1894, është vlerësuar paraprakisht rreth 10-15 milion paund e i përket periudhës kulmore të jetës profesionale të Sezan. Shitja e skulpturës prej bronzi "Njeriu që ecën 1" do të shënojë herën e parë që një statujë e Xhakometi me përmasa të tilla do të nxirret në ankand gjatë mëse 20 vjetëve të fundit, bëri të ditur Sotheby. Kjo do të jetë gjithasht hera e parë që një skulpturë me përmasa relae do të nxirret në ankand. Sotheby pret që kjo skulpturë, e punuar në vitin 1961, të shitet me një çmim prej mëse 12 milion paund. Rekordi për një vepër të Xhakometi u vendos në Maj 2008 kur një skulpturë me përmasa reale e e cila paraqet një grua me titull "Debutimi i Zonjës së Madhe II" u shit me një vlerë prej 27.4 milion dollarë. Neëman beson se suksesi i një ankandi të ngjashëm të organizuar Nëntorin e kaluar, është një tregues pozitiv që nxit besimin tek suksesi i ankandit të ardhshëm. Sipas saj do të ketë gjithnjë koleksionistë të gatshëm të paguajnë për këto kryevepra arti. (s.g/news 24/BalkanWeb)