E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tunizi, kryeministri do të shpallë sot qeverinë e re

Kryeministri i Tunizisë, Mohamed Ghannouchi, gjatë ditës së sotme do të shpallë qeverinë e re.

Ai ka premtuar “faqe të re në historinë e Tunizisë”, pasi presidenti Zine al-Abidine Ben Ali, ishte përmbysur të shtunën, pasi këtë post e kishte mbajtur për 23 vjet.

Raportohet se tre liderë opozitarë do t`i bashkohen koalicionit të qeverisë së unitetit kombëtar.

Megjithatë, aktualisht situata në Tunizi është e tensionuar, pasi mbrëmë forcat speciale kanë luftuar me forcën e sigurisë së presidentit të përmbysur, afër pallatit presidencial, në periferi të kryeqytetit Tuniz.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›