Pr/ligji i medias, grupet e interesit seancë dëgjimore në Komision
TIRANË- Komisioni parlamentar i Edukimit dhe Mjeteve të Informimit Publik zhvilloi të hënën një seancë dëgjimore me grupet e interesit për projektligjin "Për transmetimet me zë dhe/ose me zë e figurë në Republikën e Shqipërisë".
Anëtarët e komisionit dëgjuan nga grupet e interesit pretendimet dhe sugjerimet për projektligjin, i cili përbën një nga standartet kryesorë në zhvillimin dixhital të mediave shqiptare, në kuadër të integrimit evropian.
Duke sjellë në vëmendje të parlamentarëve problematikën e evidentuar në hartimin e këtij ligji, kryetarja e komisionit, Valentina Leskaj garantoi se komisioni do të jetë i vëmendshëm ndaj të gjitha kërkesave, në mënyrë që të hartohet një ligj sipas standarteve europiane.
Kryetarja e Këshillit Kombëtar të Radios dhe Televizionit, Endira Bushati vuri në dukje disa mangësi në hartimin e ligjit, sa i përket transmetimeve analoge dhe dixhitale.
Në këtë seancë merrnin pjesë përfaqësues të shoqatave të ndryshme të transmetimeve televizive dhe medias elektronike, drejtues të platformave dixhitale, të rrjeteve televizive kombëtarë e privatë, ekspertë të fushës, TVSH-së, Këshillit Kombëtar të Radio Televizioneve, Ministrisë së Inovacionit, përfaqësues të organizmave ndërkombëtare, etj.
(BalkanWeb)