Liban, vizitë e zv/presidentit amerikan
Gjatë vizitës së djeshme në Liban, 16 ditë përpara zgjedhjeve në këtë vend, zëvendëspresidenti Xho Bajden e vuri theksin te demokracia dhe pavarësia. Gara e ngushtë zgjedhore mund të shohë fuqizimin e lëvizjes militante dhe politike Hezbollah. Bajden tha se u përkiste votuesve të zgjidhnin liderët e tyre, por vërejti se partneriteti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të varet nga përkushtimi i tyre ndaj "lirisë".