Serbi, dhunë ekstreme në një qendër rehabilitimi
Autoritetet serbe kanë nisur hetimet ndaj një qendre rehabilitimi të varur nga Kisha Ortodokse, ku pacientët janë filmuar ndërsa u nënshtrohen veprimeve të dhunshme. Në një video të publikuar nga siti i revistës "Vreme" shihet një burrë teksa godet një pacient me një lopatë dhe më pas me grushte në fytyrë. Një ish-pacient i kësaj qendre tregoi se stafi i qendrës ia kishte kuruar varësinë nga droga përmes "bisedash të këndshme" e rrahjesh. Ndërsa një prej priftërinjve që menaxhon qendrën, pranë Novi Pazar, tha se "dora e fortë" ishte diçka me vend. "Cilido ka një të droguar në shtëpi e kupton shumë mirë atë që dua të them", tha për televizionin B92 arqipeshkvi Branislav Peranoviç. Ndërkaq, vetë Kisha Ortodokse Serbe nuk ka pranuar ta komentojë çështjen.
"Artet Marciale"
Në videon e publikuar të premten në sitin e revistës
"Vreme", një i ri që mendohet se është pacient i qendrës rehabilituese "Crna Reka" shihet teksa goditet në mënyrë të përsëritur me një lopatë dhe më pas i goditet me grushte e shqelma në kokë nga dy burra të veshur me kostume sportive. Incidenti zhvillohet në një dhomë ku vërehen qartë ikona të krishterimit. Priftërinjtë e qendrës thanë se rrahja qe një pjesë e nevojshme e terapisë për varësinë nga droga dhe se ushtrohej me dijeninë dhe miratimin e familjarëve të pacientëve.
Një ish-pacient tregoi se ndodhte shpesh që t‘u kërkonin të krijonin një rreth përqark një "të keqi" dhe ta shihnin teksa rrihej nga priftërinjtë, si dhe nga pjesa tjetër e stafit. "E godisnin me shkopinj, lopata, grushte, rrip mesi, me çfarëdo t‘u binte në dorë", tha i riu për revistën "Vreme". "Arqipeshkvi Pernaoviç di të godasë siç duhet - duart e tij janë shpesh me gjak", tregoi ish-pacienti. "Kur godet me duar e me këmbë, veshja e tij fluturon nëpër dhomë. Praktikon artet marciale".
Pas publikimit të videos, mjekët dhe psikologët vërejtën se dhuna fizike nuk vjen në ndihmë në rehabilitimin apo kurimin e varësisë nga droga. Sasha Jankoviç, i cili monitoron të drejtat e njeriut për llogari të qeverisë serbe tha se kishte ndër mend të ngrinte padi kundër qendrës: "Ajo nuk është terapi. Është një veprim kriminal".