Meksikë, publikohen pamjet e arratisjes nga burgu
Më 16 maj, 53 të burgosur, në pjesën më të madhe të dënuar për trafik droge, ia dolën me sukses të arratiseshin nga burgu "Cieneguillas". Dje, e përditshmja "Reforma" publikoi imazhet e regjistruara nga telekamerat e qarkut të mbyllur të burgut. Filmime që dokumentojnë në mënyrë të pamohueshme përfshirjen e gardianëve në këtë arratisje të organizuar. Në video vërehet se si kriminelët hyjnë brenda ambienteve e gardianët nuk u paraqesin kurrfarë pengese.