E Shtunë, 31 Tetor 2026

Liban, vritet numri dy i Fatah-ut

Numri dy i Organizatës për Lirimin e Palestinës në Liban, "Fatah", Kemal Madahat, është vrarë të hënën në një atentat. Sipas televizionit arab Al Xhazira, eksponenti palestinez ka mbetur viktimë e një shpërthimi në një cep të rrugës, kur po kalonte makina e tij në afërsi të Sidones, në jug të Libanit. Sipas njoftimeve në atentat kanë mbetur të plagosur edhe shumë persona të tjerë. Nga njoftimet e mediave arabe, numri dy i organizatës palestineze është vrarë në një kamp refugjatësh palestinezë në Mai - Mai, që ndodhet në periferi të qytetit Sidone. Në atentat kanë mbetur të vdekur edhe dy shoqërues të tij, mes të cilëve Akram Daher, përgjegjësi për sportin në "Fatah". Bomba ka shpërthyer kur politikani palestinez ndodhej në bordin e makinës së tij. Ndërkohë që përfaqësuesi i Fatahut në Liban i ishte shmangur një atentati të mëparshëm të ndërmarrë kundër tij këto kohët e fundit. Teksa ka ardhur edhe reagimi i lëvizjes së Fatahut, lidhur me këtë ngjarje. Duke e përshkruar sulmin si një vrasje të pastër, zëdhënësi i Fatahut Fehmi al Zarir e dënoi rëndë këtë ngjarje. Zarir deklaroi se është shumë shpejt për të spekuluar se kush fshihet pas këtij sulmi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›