E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaçi:Ndërhyrja e NATO-s në Kosovë, e domosdoshme

Ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, më 24 mars të 1999-tës, kryeministri i vendit, Hashim Thaçi e vlerësoi si datë të një rëndësie të veçantë për vendin tonë. "Kjo është një datë e një rëndësie të veçantë për vendin tonë, për Kosovën e pavarur e sovrane dhe demokratike për lirinë që e kemi fituar me sakrificën tonë gjithëpopullore me mbështetjen e plotë të botës perëndimore të Washingtonit të Bashkimit Evropian të NATO-s", tha kryeministri.Kryeministri kosovar Hashim Thaçi shprehet se vendimi i komunitetit ndërkombëtar për ndërmarrjen e sulmeve ishte i domosdoshëm, pas nënshkrimit të marrëveshjes së Rambujesë.Sipas Thaçit, 24 marsi është dita e fillimit të fitimi të lirisë, e thellimit të partneritetit mes Kosovës dhe perëndimit "Këtë tranzicion e kemi kaluar bashkërisht suksesshëm, kemi ardhur te shpallja e Kosovës shtet sot kemi njohje të fuqishme me një perspektivë të sigurtë për integrim euroatlantik", tha ai. Dhjetë vjet pas fillimit të fushatës ajrore të NATO-s, Kosova gëzon sot shtetin e saj, të njohur nga 56 vende të botës, përfshirë këtu Shtetet e Bashkuara dhe 22 nga 27 vendet anëtare të Bashkimit Europian. E vlerësuar nga historianë të shumtë si një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë e Kosovës, bombat e para kundër caqeve ushtarake dhe policore të Serbisë ranë më 24 mars të vitit 1999 dhe fushata përfundoi më 10 qershor të po të njëjtit vit, me nënshkrimin e Marrëveshjes së Kumanovës. Gjatë kësaj periudhe, pamjet në ekranet e mediave botërore tregonin për vrasje të civilëve shqiptarë dhe një përndjekje të popullatës nga forcat serbe të sigurimit. Sipas vlerësimeve, rreth një milion njerëz u detyruan të largoheshin nga shtëpitë e tyre dhe pothuajse po aq edhe u kthyen pas përfundimit të luftës. Fundi i luftës, Kosovën e gjeti me më shumë se 10 mijë të vrarë dhe 5 mijë të zhdukur, për fatin e të cilëve nuk dihet gjë. Por, me gjithë dhimbjen, ishte hyrja e forcave paqeruajtëse të KFOR-it, më 12 qershor, ajo që nxori lot gëzimi dhe ndjenjë fitoreje tek qytetarët e Kosovës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›