Libër për Martin Camajn
Studiuesi Behar Gjoka ka thënë se secila pjesë thelbësore dhe përplotësuese e këtij libri analitik, ka në përbërje kapituj të veçantë, ndarje dhe nën ndarje të cilat merren me analizën dhe zbërthimin e vlerave letrare në të gjitha gjinitë letrare, ku proza dhe poezia zënë vendin kryesor.
“Camaj për mendimin tim për sa kohë vijon të jetë i ndëshkuar gjuhësisht, për sa kohë vijon të jetë i pa kuptuar letrarishte, për sa kohë që lexonte sipas tekeve. Nuk mjafton një 85-vjetor apo shumë vjetor tjerë për të thënë diçka, prandaj kam kënaqësinë që të them këtu që portën e parë për t’u lidhur me Camajn e kam prej poetit dhe kritikut Ramadan Musliu. Ka qenë viti ‘97 kur kam hedhur tekstet e para sa i përket prozës së Camajt”, ka thënë Gjoka.
Ndërsa shkrimtari Ramadan Musliu ka thënë se Martin Camaj për Kosovën ka qenë mjaft i rëndësishëm dhe se sipas tij, Tirana dhe Prishtina kanë pasur qëndrim të njëjtë për krijimtarinë letrare të shkrimtarit të papranuar plotësisht.
“Martin Camaj ka qenë intelektual i një kalibri shumë të madh dhe ka pas individualitetin e vet, jo që ka qenë Prishtina e pa mjaftueshme. Ai ka pretenduar dhe ka pas kërkesa më të mëdha normalisht në sistemet totalitare një qëndrim i madh normalisht që do të ishte i ndëshkueshëm. Ai njëkohësisht ka qenë edhe emigrant politik i ikur prej Shqipërisë, qëndrimi që ka ekzistuar në Tiranë ndaj Martin Camaj ka qenë i njëjtë me qëndrimin në Prishtinë”, ka thënë Musliu.
Ndryshe, kërkimet akademike të Camajt u përqendruan në gjuhën shqipe dhe dialektet, në veçanti në gegërishte. Veprimtaria letrare e Camajt ka disa shkallë zhvillimi. Ai e nisi me poezinë, zhanër të cilit i mbeti besnik gjithë jetën, kurse gjatë viteve të fundit u përqendrua shumë tek proza.
Vëllimi i tij i parë me varg klasik ishte “Nji fyell ndër male”, Prishtinë 1953 (Një fyell ndër male), dhe “Kënga e vërrinit”, Prishtinë 1954 (Kënga e lëndinave), ku për këtë këngë shkrimtari Camaj u frymëzuan nga banorët e zonave ku lindi, malësorët e veriut, mbas të cilëve qëndroi shumë i afërt shpirtërisht edhe pas shumë viteve në mërgim.
Libri “Martin Camaj-shkrimtaria e tij” është botuar nga shtëpia botuese “Ombra GVG”.