Rusia emëron kandidatët

Federata ruse e Futbollit do të emërojë të martën kandidatët zyrtar për postin e elektorit të ekipit Kombëtar pas spekulimeve të vazhdueshme në media rreth trajnerit që do të angazhohet në detyrë.
“Për shkak të spekulimeve të shumta rreth elektorit të ri, kemi vendosur të emërojmë zyrtarisht kandidatët në detyrë, edhe pse ende nuk kemi arritur marrëveshje me asnjërin prej tyre”, thuhej në komunikatën e Federatës ruse.
Pep Guardiola, Roberto Mancini dhe Fabio Capello janë përmendur si selektor të mundshëm të Rusisë si pasardhës i Dick Advocaatit i cili braktisi postin pas Evropianit 2012.