Liberalizimi, Topalli: Keqardhje që PS s´është pjesë e vizave
TIRANË- Kryeparlamentarja Jozefina Topalli në një takim me studentë ka përshëndetur vendimin e KE për liberalizimin e vizave me Shqipërinë, pas përmbushjes së 3 kushteve. Sipas saj, “Vendimi i Ke është një ngjarje e madhe, Në dy vjet Shqipëria ka bërë hapa të mëdha duke marrë vendime të rëndësishme”, - ka deklaruar kryetarja e Kuvendit.
Gjatë fjalës së saj Topalli ka folur edhe për mungesën e opozitës në marrjen e këtyre vendimeve të rëndësishme, sic i quan ajo. Duke deklaruar se vizat janë tashmë një ëndërr që do bëhen realitet, kryeparlamentarja shpreh keqardhjen për opozitën që nuk do jetë pjesë e e vizave.
“Liberalizimi i vizave është tashmë një ëndërr që do bëhet realitet. Shpreh keqardhjen për opozitën që nuk do jetë pjesë e këtij procesi kaq të rëndësishëm”, tha Topalli.
(m.a/BalkanWeb)