E Diel, 1 Nëntor 2026

"Kult 2010", ndahen cmimet për 11 personalitete të artit

TIRANE- Akademia Kult ka nderuar me cmime 11 personalitete të arrtit, letërsisë, përkthimit, aktrimit, kinematografisë, të përzgjedhur ndër 44 artistë e krijues që përgjatë një viti kanë treguar vlera dhe risi në artin dhe kulturën shqiptare.
Aktiviteti i ndarjes së çmimeve "Kult 2010" u organizua mbrëmë në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit (TKOB).
Në një mbrëmje Gala, organizatorët shpallën për të gjashtin vit radhazi, 11 personalitetet më të mira të vitit 2009, në letërsi, përkthim, art pamor, aktrim, kinematografi dhe ndanë dhe 2 çmime speciale për aktoren e skenës, Drita Pelingu dhe për këngëtaren e madhe shqiptare Vaçe Zela.

Si "Aktori më i mirë 2010" u nderuan Vasjan Lami me rolin Garibaldit te shfaqja “Forca e zakonit” dhe Yllka Mujo, me rolin e Filumenës tek “Filumena Marturano”.
Trofeun " Regjisori më i mirë, 2010" e mori Kushtrim Bekteshi me dramën “Kush ka frikë nga Virxhinia ëoolf”.
Shpresa Beka u shpall "Interpretuesja lirike më e mirë, 2010" në rolin e Adalgizës te opera “Norma”. Genc Shkodrani rrëmbeu trofeun si "Skenaristi më i mirë 20010" për operën “Norma”. "Artiste më e mirë e artit pamor 2010" u shpall Najada Hamza për ekspozitën personale “28 maj”.
Kujtim Prodani mori trofeun "Albumi më i mirë muzikor 2010" titulluar “Me sytë nga Dera”. çmimin si "Instrumentistja më e mirë 2010" e mori pianistja Merita Rexha për koncertin recital me pjesë nga Robert Schumann.
çmime u ndanë për botimet artistike, përkthimet dhe botimet studimore. çmimi për "Botimi më i mirë 2010" iu dha autorit Bashkim Shehu për romanin "Mozart me vonesë”. Aurel Plasari mori çmimin si "Përkthyesi më i mirë 2010" për librin “Poezi’ të Anna. A. Ahmatova, ndërsa "Botimi studimor më i mirë 2010", u vlerësua “Shekujt osmanë në hapësirën shqiptare” i Ferid Dukës.
Pika kulminante përveç të vlerësuarve u bënë dhe të ftuarit, ku mbrëmjen e çmimeve "Kult 2010" e nderoi solistja e Teatrit Bolshoi të Moskës, Helena Ajushjeva, që përshendeti me një pjesë nga opera "La Bohem".
(s.g/atsh/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›