Liberalizimi i vizave, BE-ja ndan qëndrime të ndryshme me qeverinë shqiptare
Berisha: “Liberalizimi lidhet vetëm me disa çështje teknike”. Presidenca suedeze e BE-së: Duhet të realizohen reformat kyçe
Bashkimi Europian dhe qeveria shqiptare nuk ndajnë qëndrime të njëjta përsa i përket çështjes së liberalizimit të vizave midis Shqipërisë dhe Bashkimit Europian. Nga njëra anë, kryeministri i Shqipërisë e konsideron këtë një çështje thjesht teknike dhe jopolitike; nga ana tjetër, përfaqësues ndërkombëtarë e konsiderojnë këtë një çështje reformash. Pra, Shqipëria më parë duhet të realizojë reformat kyçe që të fitojë heqjen e regjimit të vizave, dhe ky nuk është një problem teknik, por politik. Së pari, ndërkombëtarët vunë theksin te domosdoshmëria e mbajtjes së zgjedhjeve në përmbushje me standardet ndërkombëtare, dhe ky kusht parësor politik nuk u përmbush plotësisht. Së dyti, ata kërkojnë forcimin e ligjit dhe realizimin e reformave, kryesisht atë në Drejtësi. Por, reforma në Drejtësi nuk mund të realizohet me mungesën e opozitës në Kuvend, dhe ky është mosrealizimi i një tjetër kushti politik. Pasi për ndërkombëtarët përbën problem bojkoti i Kuvendit nga opozita për vlerësimin e situatës politike. Ndërsa kushtet e tjera lidhen me pajisjen e qytetarëve me pasaporta biometrike, në mënyrë që të ulet shkalla e falsifikimit të dokumenteve të identifikimit dhe me menaxhimin sa më të mirë të kufijve në mënyrë që të mos lejohen trafiqet e paligjshme të mallrave apo të qenieve njerëzore.
Ndërkombëtarët
Gjatë ditës së djeshme ka reaguar Ana Kranen, përfaqësuese e Presidencës suedeze të Bashkimit Europian. Reagimi i saj ka ardhur vetëm një ditë pas nismës europarlamentare për përfshirjen e Shqipërisë dhe të Bosnjës në programin e heqjes së regjimit të vizave në të njëjtën kohë me Serbinë e Maqedoninë. Kranen ka nënvizuar se liberalizimi i vizave do të bëhet në momentin që këto dy vende, pra Shqipëria dhe Bosnja, do të përmbushin kushtet, duke ndjekur më pas procedurën aktuale. “Bosnja dhe Shqipëria do t’i bashkëngjiten kur të kenë përmbushur kushtet e kërkuara. Është e rëndësishme po ashtu që Kosovës t’i jepet një perspektivë europiane për lëvizje të lirë në të ardhmen”, - është shprehur Kranen. Ndërsa ambasadorja britanike në Shqipëri, Fiona Mekëllham, gjatë një reagimi të djeshëm nga Vlora, ku mori pjesë një seminar të universitetit veror “KRIIK”, është shprehur se kusht për liberalizimin e vizave janë realizimi i reformave. “Hyrja në BE nuk është kaq e lehtë dhe kriter për këtë mbetet besueshmëria. Vendet anëtare janë gjithmonë e më të shqetësuara pas problematikave që mund të ketë pasur në të kaluarën dhe vala e këtij zgjerimi ka ngushtuar në një farë mënyre rrethin e hyrjes. Në Shqipëri forcimi i ligjit është prioritar, si dhe në gjithë rajonin, të tilla janë edhe reformat juridike e sociale. Këto reforma duhet të krijohen nga vetë vendet, e në këtë drejtim, e ardhmja e Europës duket premtuese”, - është shprehur ambasadorja. Më tej, e pyetur në lidhje me procesin zgjedhor të 28 qershorit, ambasadorja britanike tha se ato ishin më të mirat të organizuara ndonjëherë, por ka ende punë për të arritur standardet e kërkuara. “Ato treguan se ka ende për t’u përmirësuar dhe nuk arritën të përmirësonin standardet, por ODIHR-i ka dhënë rekomandime”, - është shprehur Mekëllham.
Qeveria
Ndërsa kryeministri Berisha, gjatë intervistës dhënë në Nju Jork, ku vazhdon vizitën prej disa ditësh, është shprehur se çështja e heqjes së vizave është thjesht teknike dhe se do të realizohet brenda vitit të parë të këtij mandati qeverisës. “Ne po ecim me pasaportat biometrike. Nuk mund të mohohet se kemi qenë më mbrapa se vendet fqinje me këto dokumente, që janë shumë të rëndësishme. Komisioni Europian ka tendencën ta vlerësojë këtë, dhe jo ta injorojë një të tillë. Pra unë jam fare optimist se nuk ekzistojnë më probleme politike, janë teknikalitete që kërkojnë të zgjidhen dhe Shqipëria, brenda vitit të parë të mandatit të kësaj qeverie, do të marrë vendimin për liberalizimin e vizave”, - është shprehur Berisha. Edhe zëdhënësi i Grupit Parlamentar të PD-së, Aldo Bumçi, u shpreh dje gjatë një konference për shtyp se qeveria shqiptare e konsideron si detyrimin parësor heqjen e regjimit të vizave dhe se kjo do të ndodhë gjatë vitit 2010. Bumçi gjithashtu e cilësoi të rëndësishme praninë e opozitës në Kuvend, ndaj dhe u bëri thirrje deputetëve të Partisë Socialiste që t’i japin fund bojkotit, në mënyrë që të kontribuojnë për integrimin e vendit në BE.
PS: Kemi dhënë gjithçka për integrimin, duam drejtësi për zgjedhjet
Partia Socialiste ka reaguar pas deklaratave të bëra nga përfaqësuesit e Partisë Demokratike në lidhje me rëndësinë që ka pjesëmarrja e opozitës në Kuvend për proceset integruese. Zëdhënësja e PS-së, Armela Imeraj, tha se Partia Socialiste ka dhënë gjithçka për integrimin në NATO dhe Bashkimin Europian, ndërsa kërkon drejtësi për zgjedhjet e manipuluara të 28 qershorit. “Sali Berisha e la Shqipërinë të fundit në rrugën e liberalizimit të vizave sepse u mor me pasurimin e familjes së tij jo me plotësimin e kushteve për proces. Opozita ka dhënë gjithçka për integrimin në NATO dhe Bashkimin Europian. Sot është koha që Sali Berisha të përgjigjet për zgjedhjet e deformuara, drejtësinë e gjunjëzuar dhe ekonominë në rrënim. As fajësimi i opozitës, as martesa me Metën dhe as krushqia me Nanon nuk e shpëtojnë dot Sali Berishën nga përballja me përgjegjësitë e tij të rënda”, - tha Imeraj.
28 Shtator 2009