UV nisi regjistrimet, sërish jashtë 804 studentë
28/09/2009 Të hënën faza e dytë, rektori Shaskaj flet anglisht: Qeveria po na imponohet
VLORE- Të hënën do të nisë dhe faza e dytë e regjistrimeve të studentëve pranë universitetit “Ismail Qemali”, e cila është dhe faza përfundimtare e regjistrimeve. Burime nga Universiteti i Vlorës bëjnë të ditur se do t’i qëndrojnë vendimit të tyre për mosregjistrimin e studentëve me mesatare nën 6 pranë këtij universiteti. Kjo situatë ka bërë që rreth 804 kandidatë për studentë pranë Universitetit të Vlorës të vazhdojnë të jenë në udhëkryq mes Ministrisë së Arsimit dhe Universitetit të Vlorës, ku dy palët dalin në deklarata të kundërta. Burime nga universiteti bëjnë të ditur se nëse nuk do të konkretizohet regjistrimi për studentët edhe në këtë fazë ku vendet mund të zihen nga studentë të tjerë, kandidatët për studentët mund të humbasin të drejtën përfundimisht për të vijuar studimet pranë këtij universiteti. Aktualisht asnjë nga institucionet, si ministria apo universiteti nuk po "lëshon pe" ku të humburit ngelen kandidatët për studentë. Në një apel drejtuar studentëve dhe pedagogëve stafi pedagogjik bën të ditur se arsyeja e këtij vendimi është për t’i rritur cilësinë universitetit.
Letra publike
Ndërkohë rektori i këtij universiteti Tanush Shaskaj ka shpërndarë një email ku komunikon pretendimet ambicioze që ka ndërmarrë të bëjë realitet ky universitet karshi brezit të ri dhe standardet e larta që synon të vendosë në arsimin e lartë shqiptar. E gjithë letra publike e Shaskaj është vetëm në anglisht, ndonëse i drejtohet një auditori shqiptar. Zoti Shaskaj ka ngritur dhe shqetësimin për ndërhyrjen e Ministrisë së Arsimit në çështjen e mosregjistrimit të 804 kandidatëve për studentë, pasi ata nuk plotësojnë kriterin e mesatares mbi 6, vendosur nga senati i UV. Në një paragraf të kësaj letre rektori i Universitetit të Vlorës pretendon se institucioni arsimor që drejton ka qëndruar dhe këmbëngul të qëndrojë jashtë çështjeve politike, por nuk heziton të sulmojë qeverinë dhe të komentojë mbi formacionet politike qeverisëse të dala nga zgjedhjet e përgjithshme të 28 qershorit. “Në dhunim të plotë me ligjin, i cili përcakton qartë se universiteti mund t’i caktojë vetë kriteret, koalicioni i dobët qeveritar ka vendosur se imponimi për regjistrimin e 804 studentëve është një lëvizje popullore e leverdishme për ta”, citohet në një paragraf. Në këtë email rektori i UV ka kërkuar mbështetjen e organizatave shkencore, liderëve të biznesit, diplomatëve dhe organizatave ndërkombëtare. Me sa duket për këtë qëllim dhe letra është shkruar në anglisht, por ky institucion arsimor me standarde të larta nuk duhet të kishte përtuar së paku të kishte bërë dhe një kopje në shqip.