Eva Longoria, martesë të dytë me bashkëshortin Toni
Eva Longoria dëshiron të martohet sërish. Aktorja, që në qershor të vitit 2007 u martua me kampionin e basketbollit Toni Parker, po përgatitet për një ceremoni të dytë, për të rinovuar martesën. Aktorja e serialit “Desperate Housewives” (Shtëpiake të Dëshpëruara) ka deklaruar: “Më duket si dje kur u martuam dhe dëshiroj ta bëj sërish. Martesa jonë ishte kaq e shpejtë sa m’u duk sikur këtë eksperiencë e përjetova jashtë trupit tim. Dëshirojmë ta bëjmë sërish, sepse na pëlqen të jemi të martuar”.
Eva Longoria flet për revistën “Hello!” për raportin me bashkëshortin Toni Parker: “Besimi vjen para çdo gjëje tjetër. Jemi vërtet me fat që kemi këtë besim të pabesueshëm për njëri-tjetrin. Na ndihmon fakti që jemi miq të mirë dhe që respektohemi në mënyrë reciproke si persona dhe si bashkëshortë”. Për Tonin, më pas Eva thotë: “Nuk është kurrë xheloz, është argëtues. Nuk ndihet i kërcënuar nga askush”.
25 Shtator 2009