Pasuritë e Sindikatave, Ok p/ligji për ish-pronarët
Komisioni i Ekonomise miratoi sot pr/ligjin "Për shfuqizimin e ligjit të vitit 1998 "Për pasurinë e sindikatave". Ekspertet "ligji synon përmirësimin e kompensimit fizik të pronave ish-pronarëve".
TIRANË-Komisioni Parlamentar i Ekonomisë dhe Financave miratoi sot projektligjin "Për shfuqizimin e ligjit të vitit 1998 "Për rregullimin e pasojave që kanë rrjedhur nga zbatimi i dekretit të vitit 1992, "Për pasurinë e sindikatave". Sipas eksperteve ligji synon ndër të tjera përmirësimin e kompensimit fizik të pronave ish-pronarëve.
Sipas ekspertëve të Ministrisë së Drejtësisë të pranishëm gjatë debatit në komision, nisur nga ecuria e akteve ligjore dhe gjyqësore në vite konkludohet se ligji i vitit 1998 "për rregullimin e pasojave, që kanë rrjedhur nga zbatimi i dekretit të vitit 1992 "Për pasurinë e sindikatave", është i vetmi akt ligjor në fuqi, që rregullon statusin juridik të tyre.
Nëpërmjet shfuqizimit të këtij ligji, sipas ekspertëve, i hapet rruga përmirësimit të kompensimit fizik të pronave të ish-pronarëve.
Dekreti i Presidentit në vitin 1992 "Për pasurinë e sindikatave" përcakton se sindikatat kanë pasuri dhe se pasuritë, e luajtshme dhe të paluajtshme, që shërbejnë për veprimtarinë sindikaliste dhe edukimin profesional e sindikal të punonjësve, si shtëpi pushimi apo kulturore parqe sportive, salla mbledhjesh, biblioteka dhe pasuri të tjera të kësaj natyre janë në pronësi të sindikatave. Po, në këtë dekret përcaktohet se ndarja e kësaj pasurie bëhet me marrëveshje ndërmjet sindikatave.
Në maj të vitit 1998 Kuvendi nuk e voton dekretin e mësipërm, ndërsa miraton ligjin "për rregullimin e pasojave, që kanë rrjedhur nga zbatimi i dekretit të vitit 1992 "për pasurinë e sindikatave". Ky i fundit parashikon se aktmarrëveshjet e arritura ndërmjet sindikatave, për ndarjen e pasurisë, deri në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji, kanë vlerë juridike, me përjashtim të rastit kur parashikohet ndryshe në këtë ligj, dhe se mosmarrëveshjet, që lidhen me këto aktmarrëveshje zgjidhen në rrugë gjyqësore.
Pasuritë e paluajtshme, të përfituara në bazë të këtij ligji, nuk mund të tjetërsohen deri më 31 dhjetor 2020. Duke analizuar këtë dispozitë, arrihet në përfundimin se sindikatat kanë të drejtën për të gëzuar dhe poseduar sendin, por nuk janë pronarë të pasurive të paluajtshme, sepse u mungon njëra prej tagrave të pronësisë:, "e drejta e disponimit/tjetërsimit".
Gjykata e Lartë ka nxjerrë dy vendime unifikuese për këtë situatë ligjore, në vitin 2001 dhe 2004, ku arësyetohet se shteti nuk e ka humbur pronësinë mbi pronat e sindikatave, dhe se akmarrëveshjet e lidhura mes tyre për ndarjen e pasurisë janë ligjërisht të paqena.
Sindikatatat janë organizata shoqërore të pavarura që krijohen si bashkime vullnetare të punëmarrësve ose punëdhënësve, qëllimi i të cilave është përfaqësimi dhe mbrojtja e të drejtave dhe interesave ekonomike, profesionale dhe shoqërore të anëtarëve të tyre.
(d.b/ATA/Balkanweb)