Projektet kalojne procedurat ligjore
Projektet per dy parkime nentokesore njeri ne parkun Rinia dhe tjetri prane stadiumit Qemal Stafa jane gati per tu vene ne zbatim. Ndertimi i tyre do te sherbeje si baze per planet e ardhshme ne sektorin e parkimit nderkohe qe do te lehtesoje ne menyre te ndjeshme problemin e parkimit ne zonen e qendres se qytetit. Sipas te dhenave konkrete te paraqitura ne projektet perkatese parkimi i parashikuar per tu ndertuar prane stadiumit Qemal Stafa do te kete 5 kate nentokesore dhe do te ofroje 1534 vende parkimi ndersa objekti tjeter nentokesor i parashikuar te ndertohet ne parkun Rinia do te kete 4 kate ne te cilat do te mund te parkohen 1600 automjete. Realizimi i ketyre dy projekteve do ti jape nje frymemarrje te re situates se parkimeve ne dy zona te rendesishme te qendres se qytetit. Tashme dosjet e ketyre dy projekteve presin miratimin e Keshillit Bashkiak i cili vijon te shtyje shqyrtimin e tyre megjithese deri tani nuk ka dhene asnje argument kunder zbatimit.