Gjykata Administrative Buxhuku Vonesat te papranueshme
Administratori i Pergjithshem i Konfindustrise Gjergj Buxhuku i cilesoi te papranueshme vonesat per votimin e projektligjit per ngritjen e Gjykates Administrative. Ai ka theksuar se ndertimi i ketyre gjykatave eshte nje element i rendesishem me ane te te cilit qeveria leshon pushtet ne favor te qytetareve dhe te bizneseve. Krijimi i gjykatave administrative eshte ne thelbin e vet me permasa shtetformuese sepse ekzekutivi ne shembullin e shteteve demokratike te zhvilluara do te duhej te leshonte sikurse parashikohet ne ligjin perkates pjese te konsiderueshme te pushtetit drejt nje sistemi tjeter sic eshte pushteti gjyqesor - tha Buxhuku. Ne emer te Konfindustrise e cila eshte edhe institucioni nismetar i krijimit te gjykatave administrative Buxhuku kerkoi edhe nje here tjeter nga vendimmarrja politike e te gjitha ngjyrave qe te arrihet marreveshja per miratimin ne nje kohe sa me te shpejte te ligjit perkates ne Kuvendin e Shqiperise. Ndertimi i gjykatave administrative duhet te miratohet nga vendimmarrja politike si nje kerkese dhe nevoje e qytetareve biznesit dhe realitetit te sotem te zhvillimit te shoqerise shqiptare dhe ne asnje menyre vetem per hir te projekteve te shteteve mike dhe te huaja pavaresisht se keta te fundit duhet te falenderohen per ndihmen bujare te dhene - tha ai. Nga ana tjeter Buxhuku ka shtuar se ne draftin final duhen bere edhe disa permiresime te nevojshme dhe te rendesishme qe nuk jane marre parasysh ne draftin e paraqitur ne Kuvendin e Shqiperise. Ai ka theksuar se efekti i pare pozitiv nga miratimi i ketij ligji eshte ripercaktimi dhe rindarja e plote e fushes se pergjegjesise dhe lendes se punes se gjithe sistemit gjyqesor. Sistemi gjyqesor me mungesen e plote te profesionalizimit subjektivizmit dhe shfaqjen e qarte te korrupsionit masiv eshte kthyer ne pengesen me te madhe te zhvillimit ekonomik shoqeror dhe institucional te vendit me pasoja te pamatshme ne dem te qytetareve shqiptare - tha Buxhuku.