E Diel, 1 Nëntor 2026

Liberalizimi i vizave, Shqipëria nën vëzhgim nga 14 dhjetori

Ekspertët e parë të Bashkimit Europian mbërrijnë në Shqipëri më 14 dhjetor. Ata do të shohin në terren progresin e bërë nga qeveria shqiptare për dokumentet e identifikimit. Ndërsa grupi i dytë i eksperteve qe do te verifikoje standartet e arritura për 3 blloqet e tjera te udhërrefyesit per liberalizimin e vizave, pritet te mberrijne ne Tirane brenda muajit mars 2010.

Lajmin e bëri të ditur ministri i Brendshëm , Lulzim Basha në përfundim te forumit 2 ditor te ministrave te Brendshëm te BE-së dhe Ballkanit. Ai tha se "Shqipëria është gati te prese grupet e eksperteve pasi është punuar jo vetëm në shperndarjen e pasaportave biometrike por dhe ne kontrollin kufitar".

Sipas Bashës 26 pikat kufitare janë te pajisura me sistemin TIMS. Një pjese e madhe e këtyre pikave ka kamera optike për targat. "Kemi te bejme me nje ndryshim rrenjesor te situates krahasuar me 6 muaj me pare", u shpreh ministri.

Ndërkohë ministrja e Drejtësisë e Suedizë e pranishme në këtë takim tha se "e di që Shqipëria po punon fort. Une mendoj se eshte bere progres i rendesishem dhe ne dhjetor do te kete takim me perfaqesues te komisionit. Besoj se ky bashkepunim do te vijoje. Jam optimiste qe ky proces nuk do te zgjase edhe shume dhe se natyrisht eshte e rendesishme per njerezit qe te mos kene regjim vizash".

"Mendoj se para e pas zgjedhjeve jane bere disa perpjekje, por sigurisht qe gjate procesit zgjedhor, puna ra disi. Une mund te shoh tani nje vullnet politik dhe ambicjen per te punuar fort mbi ceshtjet qe shtrohen perpara, ne menyre qe Shqiperia te behet edhe vend kandidat ne te ardhmen e te perparoje drejt Bashkimit Europian", theksoi ministrja Beatrice Ask.

Deklarata e perbashket perfundimtare e forumit te ministrave te Brendshem e te Drejtesise te BE-se dhe Ballkanit thekson se vendet e rajonit duhet te arrijne standartet europiane ne ruajtjen e te dhenave personale, bashkepunimin mes policise dhe prokuroreve, kontrollin kufitar, sundimin e ligjit, pavaresine e gjyqesorit ne rritjen e kapaciteteve administrative dhe respektimin e te drejtave te njeriut. Krahas ketyre perpjekjeve, duhet luftuar krimi i organizuar e korrupsioni.



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›