Përkujtohet 17 Nëntori, dita e çlirimit të Tiranës
TIRANË - 17 Nëntori, dita e çlirimit të Tiranës është festuar sot me një sërë aktivitetesh përkujtimore. Ministri i Shtetit, Genc Pollo dhe Kryebashkiaku Edi Rama kryen homazhe dhe vendosën lule në monumentin "Ushtari i panjohur".
Ndërkohë që Rama ka pritur edhe përfaqësues të familjeve të dëshmorëve, shoqatës së veteranëve, invalidëve të luftës, etj. Gjatë një pritje me veteranë, përfaqësues të trupit diplomatik etj, Rama vlerësoi luftën për çlirimin e Tiranës si një pjesë e ndritur e historisë. Sot tha Rama liria dhe vëllazërimi janë 65 vjet larg.
Më herët kryebashkiaku Edi Rama i shoqëruar nga veteranët e luftës u ndal tek pavioni i xhamtë në qendër të kryeqytetit për të vizituar ekspozitën fotografike me pamje nga lufta për çlirimin e Tiranës.