E Shtunë, 31 Tetor 2026

Liberalizimi i vizave, ekspertët e KE-së inspektojnë nga afër plotësimin e kritereve

Mbërriti dje në Tiranë grupi i fundit i ekspertëve të Komisionit Evropian, për të verifikuar nga afër plotësimin e kushteve për heqjen e vizave. Vëmendja e ndërkombëtarëve, është përqendruar kryesisht te 3 kushtet e reja, të cilat iu bashkëngjitën listës së gjatë të kritereve në mes të muajit maj.
Ekspertët e Brukselit do të vlerësojnë në tërësi nëse janë plotësuar kapacitetet për zbatimin e ligjit, për luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit si dhe për sekuestrimin e pasurive kriminale, përmes zbatimit të ligjit “Antimafia”.
Informacionet që ekspertët do të mbledhin në terren do t’i dërgohen zyrtarëve të Bashkimit Evropian, të cilët në shtator të këtij viti do hartojnë raportin përfundimtar që i çel dritën jeshile qytetarëve shqiptarë për të lëvizur të lirë në hapësirën “Shengen”.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›