Popullorët Europianë, thirrje shqiptarëve: Votoni Sali Berishën për ta parë Shqipërinë anëtare të BE
“PPE mbështet plotësisht kryeministrin Sali Berisha dhe ne jemi të sigurt se shqiptarët do të rinovojë besimin e tyre tek PD-ja në zgjedhjet e ardhshme. Ne jemi të bindur se zgjedhjet e 23 qershorit do të shënojë një hap vendimtar përpara për Shqipërinë në rrugën e saj drejt integrimit në BE”
Partitë Popullore Europiane kanë shprehur mbështetjen e tyre për kryeministrin Sali Berisha në zgjedhjet e 23 Qershorit. Në një deklaratë për mediat, PPE thekson se vendi ka pasur një qeveri të qëndrueshme dhe të kujdesshme, që ka marrë vendimet e duhura në këtë situatë të vështirë ekonomike dhe financiare në të cilën ndodhet Europa. “PPE mbështet plotësisht kryeministrin Sali Berisha dhe ne jemi të sigurt se shqiptarët do të rinovojë besimin e tyre tek PD-ja në zgjedhjet e ardhshme. Ne jemi të bindur se zgjedhjet e 23 qershorit do të shënojë një hap vendimtar përpara për Shqipërinë në rrugën e saj drejt integrimit në BE”- thuhet në deklaratën e PPE.
PPE vlereson me tej se qeveria shqiptare dhe Partia Demokratike e Shqipërisë ka treguar vullnet të fortë politik dhe ka pasur sukses në kryerjen e reformave impresionuese. “Në të njëjtën kohë ka ruajtur rritjen pozitive ekonomike dhe forcimin e ekonomisë së vendit. Në fakt, nën qeverisjen e tanishme, Shqipëria është bërë një shembull në rajon për trajtimin e krizës ekonomike”- thuhet në të.