E Diel, 1 Nëntor 2026

Liberalizimi i vizave, në fund të nëntorit takimi i BE-së

Vendimi përfundimtar për heqjen e vizave për Maqedoninë, Malin e Zi dhe Serbinë do të merret në fund të këtij viti nga ministrat e brendshëm të vendeve të Bashkimit Europian. Kjo është bërë e ditur nga ministrja e brendshme e Austrisë, Marija Fekter, e cila këto komente i bëri pas nënshkrimit të memorandumit për mirëkuptim dhe forcim të bashkëpunimit në fushën e sigurisë me drejtuesit e policive të Maqedonisë, Serbisë dhe Malit të Zi. Takimi i ministrave të brendshëm të BE-së, pritet të mbahet në datat 30 nëntor dhe 1 dhjetor, ku do të merret edhe vendimi për heqjen e vizave.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›