E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pakistan/ 12 të vdekur dhe 36 të plagosur nga një sulm kamikaz

Të paktën 12 persona kanë vdekur dhe 36 të tjerë janë plagosur si pasojë e një sulmi kamikaz që ndodhi në afërsi të qytetit veri perëndimor pakistanez, Peshavar. Sipas burimeve zyrtare lokale, ngjarja ndodhi në momentin që këshilltari komunal ishte në tregun e bagëtive. Policia tha se tregu ishte i tejmbushur dhe duket se atentatori kishte si objektiv një zyrtar lokal anti taleban, i cili vdiq gjatë sulmit. Peshauari është një nga qytetet ku aktviteti i forcave talebane është me intensiv për shkak të afërsisë me kufririn afgan. Sipas policisë, kamikazi hodhi veten në erë para shtëpisë së kryebashkiakut të provincës, i cili kishte krijuar një milici kundër talebanëve radikalë islamik. Qyteti i Peshavarit në veriperëndim të Pakistanit është tronditur muajin e kaluar nga sulme të shumta. Policia dyshon se ato janë organizuar nga talibanët islamikë si hakmarrje kundër ofensivës së ushtrisë pakistaneze në rajon. Nga sulmi përvec viktimave dhe të plagosurve janë regjistruar dëme të mëdha materiale. Muajin e kaluar një shpërthim masiv në tregun Peepal mandi në Peshaëar, shkaktoi vdekjen e 118 personave. Qeveria fajësoi për sulmin talebanët pakistanezë, por krerë të këtyre fraksioneve e mohuan një gjë të tillë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›