Vojvodina voton për më shumë autonomi
Deputetët në provincën veriore të Serbisë, në Vojvodinë, kanë votuar për më tepër autonomi nga qeveria qëndrore në Beograd. Sipas këtij plani, Vojvodina do të lejohet të nënshkruajë marrëveshje me rajone të tjera, por jo me shtete. Ky vendim tani duhet të aprovohet nga parlamenti në Beograd.
Përkrahës të lëvizjes thonë se kjo do të ndihmojë zhvillimin ekonomik dhe do të krijojë një administratë më të shpejtë dhe më efektive në Vojvodinë. Ndërsa kritikët këmbëngulin se autonomia më e madhe për provincën kërcënon unitetin e shtetit serb. Ishte vetëm vitin e kaluar që Kosova shpalli pavarësinë nga Serbia, dhe tani vendi është njohur nga 62 shtete të tjera.