Feith: Serbët mund të humbin pushtetin në Kosovë
Shefi i Zyrës Civile Ndërkombëtare, Pieter Feith paralajmëron serbët e Kosovës se ata rrezikojnë të humbin pushtetin lokal nëse nuk marrin pjesë në zgjedhjet lokale të 15 nëntorit.
Gjatë administrimit të UNMIK-ut, megjithëse serbët nuk dilnin në votime, administratori i OKB-së emëronte kryetarët e komunave me shumicë serbe.
Feith ka thënë se nëse ka bojkot nga ana e serbëve, nuk do të ketë emërim të përfaqësuesve serbë në postin e kryetarit në komunën e Shtërpcës dhe Artanës.
"Po, ky është një rrezik serioz, këtë e kemi dëgjuar të themi nga kandidatët nga Shtërpca se mund të ndodh kjo nëse nuk dalin mjaft njerëz nga pala serbe. Natyrisht, komuniteti serb do të jetë mirë i përfaqësuar në asambletë vendore, por mund të ndodh që të mos e marrin postin e kryetarit të komunës. Ky rrezik pra ekziston, por, sërish po e përsëris, rregullat janë rregulla, dhe secili serb do të duhej të dalë dhe të votojë", ka thënë Feith në një intervistë për Radion serbe "B92".