PDIU perkujton gjenocidin e 1944-s ndaj shqiptareve te amerise
Partia Drejtesi Integrim dhe Unitet dhe shoqata Cameria organizuan dje nje aktivitet me rastin e 9 dhjetorit Dites Nderkombetare kunder Gjenocidit gjate te cilit u perkujtua gjenocidi ndaj shqiptareve te Camerise ne vitin 1944 ku humben jeten me shume se 5 mije shqiptare dhe u debuan nga shtepite e tyre 30 mije shqiptare te kesaj treve. Kryetari i shoqates Cameria Ardian Tana theksoi gjate fjales se tij se Dita Nderkombetare kunder Gjenocidit duhet ti bashkoje te gjithe per te punuar per zgjidhjen e ceshtjes came. Ceshtja came ka lindur si pasoje e nje gjenocidi te ushtruar ndaj shqiptareve te Camerise te cilet u masakruan dhe u debuan nga trojet e tyre vetem dhe vetem pse ishin shqiptare. Tashme eshte momenti qe te rivendosim ne vend kete padrejtesi historike dhe qe ky gjenocid te marre pergjigjen e duhur - deklaroi Tana. Nga ana e tij Presidenti i Nderit i Partise Drejtesi Integrim dhe Unitet Tahir Muhedini kerkoi qe te gjithe shqiptaret te punojne per ceshtjen came. Ky gjenocid qe eshte ushtruar ndaj shqiptareve te Camerise duhet te vihet ne dukje te te gjitheve. Kjo eshte menyra se si ceshtja came mund te zgjidhet. Botimi i ketij libri vjen ne Diten Nderkombetare kunder Gjenocidit dhe sherben si nje moment reflektimi per ate qe kemi bere dhe ate qe duhet te bejme - u shpreh ai. Ne kete kontekst akademiku Beqir Meta deklaroi se puna me e mire qe mund ti behet ceshtjes came me qellim zgjidhjen e saj eshte pikerisht puna e historianeve. Nuk eshte rastesore qe sot edhe Instituti i Historise do te zhvilloje nje mbledhje ku nder te tjera do te shihet mundesia e pasurimit te bibliografise me nje tjeter vellim qe ka te beje me gjenocidin e shqiptareve te Camerise - theksoi Meta. Ne perkujtimin e kesaj dite u prezantua edhe libri Paramithia qyteterimi mes tragjedive i te autoreve Nexhat Merxhushi dhe Mehmet Minga i cili flet mbi historine e qytetit dhe per Masakren e Paramithise me 27 qershor 1944 prej nga nisi edhe gjenocidi mbi shqiptaret e Camerise.