E Diel, 1 Nëntor 2026

Liberalizimi i vizave, ritmi i aplikimeve gjatë muajit dhjetor për dokumentet e reja ka qenë 4 herë më i lartë se kapaciteti maksimal i kompanisë “Aleat”

Pajisja e qytetarëve me pasaporta biometrike, Ministria e Brendshme akuzon Partinë Socialiste si shkurajuese të procesitMinistria e Brendshme, nëpërmjet zëdhënësit Fatmir Konja, i bëri me dije sot opinionit publik se procesi i pajisjes së qytetarëve shqiptarë me pasaporta biometrike po ecën me ritme të shpejta dhe duke zbatuar në mënyrë korrekte afatin dyjavor nga aplikimi tek lëshimi i pasaportës. Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme Fatmir Konja u shpreh se “falë edhe mbështetjes së plotë të opinionit publik dhe faktit se të gjithë qytetarët, e veçanërisht emigrantët, janë të ndërgjegjshëm për rëndësinë e pajisjes me pasaporta biometrike për të përfituar liberalizimin e vizave në mesin e këtij viti, ashtu siç edhe ka premtuar qeveria shqiptare, ritmi i aplikimit gjatë muajit Dhjetor ka qenë 2-3 deri edhe katër herë më i lartë se kapaciteti maksimal i ofruar fillimisht nga kompania “Aleat””. “Opinioni publik duhet të sjellë në qendër të vëmendjes se si në muajin Gusht edhe në muajin Dhjetor 2009,kompania konçesionare “Aleat” në bazë të kërkesës së Ministrisë së Brendshme, aplikoi orare të zgjatura shërbimi, madje duke shërbyer edhe në ditët e pushimit, apo dhe me shtim të stacioneve të punës, për pajisjen me pasaporta biometrike të qytetarëve, kryesisht te shqiptarëve që jetojnë e punojnë jashtë vendit”, deklaroi ai. Sipas tij, Ministria e Brendshme shpreh keqardhjen që Partia Socialiste vazhdon politikën e saj demotivuese ndaj procesit të pajisjes së qytetarëve shqiptarë me pasaporta biometrike. Me këtë rast dëshirojmë të bëjmë një pyetje: - Kur ka ndërmend Partia Socialiste t’u bëjë thirrje qytetarëve shqiptarë që të pajisen me pasaporta biometrike? Duke ju bërë të ditur se deri në fund të vitit 2009 është arritur një shifër impresionuese e aplikimit për pasaporta biometrike, konkretisht 388 569 aplikime, Ministria e Brendshme u bën thirrje edhe njëherë qytetarëve jo vetem te aplikojne, por edhe të nxitojnë që të pajisen sa më parë me pasaportën biometrike. Të gjithë aplikuesit për pasaportë biometrike që u është prodhuar pasaporta duhet ta tërheqin atë sepse pasaportat sapo prodhohen regjistrohen në sistem duke nxjerë kështu të pavlefshme pasaportën e mëparshme. Asnjë aplikues pas datës 26.12.2009, nuk ndalohet deri në datën 10.01.2010 në asnjë pikë kalimi kufitar për shkak se vetëm ka aplikuar dhe nuk e ka marrë apo nuk i është prodhuar pasaporta”, deklaroi më tej zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme, Fatmir Konja....

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›